Këngëtari shqiptar: Nuk dua një grua që të rrijë në shtëpi dhe të kryejë vetëm punët

Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ardian Bujupi ka folur si rrallëherë për jetën e tij private.

Ai është shprehur se deri tani nuk ka pasur diçka serioze me asnjë vajzë. Pavarësisht viteve që ikin, nuk i ka dalë akoma personi i duhur.

“Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur”, tha Bujupi.

I pyetur si është vajza ideale për të, këngëtari ka deklaruar se nuk do një grua që të rrijë në shtëpi dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë.

“Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë tek shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”, tha Ardiani.

Ngjarja paraprake

​Von der Layen dhe Charles Michel para takimit të G7: Hetoni origjinën e koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Gjermani, komuniteti turk reagon ndaj përjashtimit të turqishtes nga programi mësimor në Hessen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian