Kënga e re e Dua Lipës dhe Angèle është gjëja më e bukur që mund të dëgjoni sot!

Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever”. Dua publikoi ​​albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti.

Vargjet dhe zërat e artisteve ndërthuren midis rreshtave mbi një ritëm joshës, me timbrat e tyre zanorë që plotësojnë me mjeshtëri tekstin romantik.

“Unë kam temperaturë / Kështu mund të më kontrollosh? Ma venros dorën në ballë / Më puth në qaf / Kur ti më prek, zemër, unë bëhem e kuqe”-thuhet në refren.

Ky është debutimi i parë zyrtar i Angèle për audiencat anglishtfolëse, megjithëse ajo është një yll për audiencat frëngjishtfolëse.

Pas publikimit të Future Nostalgia, Lipa bashkoi forcat me Blessed Madonna për të krijuar një album unik remix të quajtur Club Future Nostalgia.

Ai përmban remix të reja të këngëve të Future Nostalgia të bëra nga DJ dhe prodhuesit më në zë, duke përfshirë Mark Ronson, Horse Meat Disco, Mr. Fingers dhe më shumë. Strukturuar si një miks i gjatë DJ, LP paraqiti shembuj të këngëve nga Stevie Nicks, Neneh Cherry dhe Jamiroquai, ndër të tjera.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

Ngjarja paraprake

Loredana kthehet sërish në Kosovë, a hyri përsëri në lidhje me Mozzikun?

Ngjarja e ardhëshme

NATO sot dorëzon 60 respiratorë për Maqedoninë e Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian