Kënga e kompozuar nga Fatjon Miftari përfaqëson Qipron në Eurovison

Kompozitori e producenti nga Kosova, Fatjon Miftari do ta përfaqësojë Qipron në Eurovision.

Ai është gjithashtu kompozitori i këngës përfaqësuese.

Miftari këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se kjo është shumë e rëndësishme për karrierën e tij.

“Këtë vit jam përzgjedhur të përfaqësoj shtetin e Qipros në Eurovision Song Contest 2022, si kompozitor dhe producent i këngës përfaqësuese së bashku me disa emra të mëdhenj të muzikës botërore si: Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann, Viktor Svensson”, ka shkruar ai.

Ndërkaq ai ka falënderuar edhe kolegët që ka ndihmuar dhe gjithashtu delegacionin e Qipros për besimin.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 14 maj në Torino të Italisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova me dy boksierë kërkon medalje të artë në Bullgari

Story i radhës

A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

Të fundit nga