“Kemi super brez, Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme e futbollit europian”

Shqipëria U21 arriti një fitore të rëndësishme në Prishtinë ditën e djeshme. Goli i Enis Çokajt, mesfushorit të Lokomotivës së Zagrebit, i dhuroi tre pikët kuqezinjve përballë bashkëmoshatarëve dardanë në duelin e grupit 3 për eliminatoret e Euro 2021.

Trajneri Alban Bushi është infektuar me Covid-19 dhe në vendin e tij u ul Dzemal Mustendanagic. Boshnjaku i njohur, i cili punon prej 10 vitesh në futbollin shqiptar, do të drejtojë kuqezinjtë dhe në sfidën e fundit të grupit, atë jashtë fushe me Anglinë në 17 nëntor (20:25).

“Kombëtarja i U21 ka luajtur një ndeshje perfekte, sidomos me pjesën e parë kur kemi shënuar. Kemi pasur disa mundësi, Çokaj shënoi me një kros të bukur dhe realizoi me kokë. Unë mendoj që kemi të bëjmë me një brez që do japin rezultat shumë shpejt, janë djem të rinj me ambicie dhe të motivuar, ndaj japin gjithçka. Hap pas hapi po arrijmë të kërkojmë rezultatet e duhura.

Po marrim rezultate pozitive, është gjithçka e koordinuar me presidentin Duka dhe zotin Reja, kemi lojtarë në ekipin A që shkojnë nga U21, më vjen mirë ajo që kam thënë vite më parë tashmë po realizohet. Shqipëria do të jetë një pjesë e rëndësishme e futbollit evropian. Shumë gjëra po ndryshojnë dhe po ecim në pikën e duhur“, deklaron Mustendanagic për fshf.org.

65-vjeçari vazhdon edhe më tej, duke u ndalur te lojtarët që i kanë lënë më shumë mbresa dhe sfida e fundit në grupin 3, ajo kundër Anglisë U21. “Unë mendoj se krahasuar më parë, edhe mendësia e lojtarëve ka ndryshuar, ata çdo ndeshje futen për ta fituar. Ne duhet ti nxisim që çdo ndeshje të fitojmë. Edhe në ciklin e eliminatoreve që fillon vitin e ardhshëm, disa lojtarë luajnë që tani me U21.

Ndryshojnë shumë gjëra që sjellin rezultate pozitive. Janë lojtarë të rinj që kanë ndryshime nga ndeshja në ndeshje po ashtu edhe në mendim. Nuk i druhem këtij brezi, mund të ndodhë që të jetë një ditë e keqe, por do të jenë të pakta.

Kush më la përshtypje? Duhet të përmend Çokajn, i cili në të ardhmen do të vlejë për Kombëtaren. Më ka befasuar Sota me një lojë shumë të mirë, duhet të përmend të riun Mitaj, i cili është vetëm 17 vjeç. Por mund të them që të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë. Janë të gjithë djem të mirë dhe me karakter. Besoj shumë te futbollistët shqiptar, kam besim te ta.

Anglia? Është një pyetje e vështirë. Eksperiencën time si ish-lojtar apo tani si trajner, ia kam përcjellë ekipit që askush nuk është i pamposhtur. Nëse gjithsecili jep gjithçka, në lojë ndodhin të gjitha. Edhe nëse barazojmë apo fitojmë, nuk është befasi. Ka ndryshuar shumë mënyra organizimit dhe e lojës, duhet kohë për tu përshtatur, nuk duhet eufori por vazhdimësi. Futbolli është një proces. Jemi të duruar për një rrugë të mbarë.

Jemi në rrugën e duhur. Dua të theksoj se jam krenar për lojtarët, si ata që luajtën ndaj Kosovës, por edhe për brezin që do të përfaqësohet në eliminatoret e ardhshme. Strategjia jonë është për të zhvilluar lojtarë të rinj për ekipin kombëtar A, shikoj që në eliminatoret e radhës, Shqipëria U21 do të luajë për kualifikim. Edhe njëherë dua ta përsëris që cikli i ri do jetë e ardhmja e kombëtares“, përfundon Mustendanagic.

Ngjarja paraprake

U kap pa maskë nga liqeni, policia shoqëron ish-deputetin Kastriot Islami

Ngjarja e ardhëshme

Dronët që po bombardojnë marrëdhëniet shqiptare-turke

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian