Kemi hyrë në një territor të rrezikshëm…

Qe një kohë kemi hyrë në një territor të rrezikshëm ku vullneti i qytetarëve po shtrembërohet përmes fiskulturave meskine politike. Mbledhja e sotme e KQZ-së ishte dëshmi e radhës.

Sot administrata e KQZ-së ka dhënë një rekomandim të pavarur për certifikimin e listave të partive politike. A është i drejtë a jo, mbetet të provohet në kuadër të procedurave ligjore, por është pa diskutim rekomandim i tyre profesional dhe i pavarur, në përputhje me kuadrin ligjor për administrimin e zgjedhjeve.

Tani, anëtarët politik të KQZ-së shpërfaqën tendencë të qartë për shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së institucionit të KQZ-së. Me fjalë të tjera administrimi i zgjedhjeve nuk po i nënshtrohet ekspertizës institucionale, por fiskulturave politike.

Që nga zgjedhjet e 2019-es jemi futur në një rreth vicioz i cili çdo ditë e më shumë po na largon nga vullneti i qytetarëve drejt një territori të rrezikshëm për vendin tonë.

Në çdo shoqëri normale, kur shteti sfidohet reagojnë “siguresat” e ndryshme institucionale të cilat kthejnë shoqërinë në normalitet. Pushtetet e ndryshme balancojnë njëra tjetrën, duke ushtruar pavarësinë e tyre. Ajo çfarë po shohim kohëve të fundit është që çdo “siguresë” e shtetit po dështon të kryej rolin e saj për të kthyer vendin në normalitet, në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Rezultati i zgjedhjeve 2019-es u manipulua. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese më shumë komplikuan situatat e krijuara, se sa që ofruan zgjidhje. KQZ-ja po kolapson si institucioni i pavarur nga presioni politik që po ushtrohet mbi të. Partitë politike po largohen edhe më shumë në pozicionime ekstreme.

Asgjë e mirë nuk mund të del nga kjo.

Ngjarja paraprake

Aksident pranë Vlorës, plagoset 51 vjeçari

Ngjarja e ardhëshme

Modelja shqiptare pjesë e kopertinës së revistës së famshme

të fundit nga

Protesta për ujin

Ndonëse në vendin tonë  në prag të zgjedhjeve “punohet” dhe protestohet më

AlbanianEnglishMacedonian