‘Kemi disa përparësi që duhet t’i…’/ Xhaçka: Është një periudhë vendimtare për diplomacinë shqiptare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Twitter ka falënderuar dhe njëherë kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë për këtë detyrë.

Ajo shkruan se diplomacia shqiptare është në një periudhë vendimtare.

Po ashtu ka shkruar se Ministria e Jashtme ka disa prioritete si procesi i integrimit në BE dhe reforma e shërbimeve konsullore.

“E përulur për besimin që më është dhënë nga kryeministri Edi Rama. I jam mirënjohëse ish-ministrit Cakaj për punën dhe mbështetjen e tij. Kjo është një periudhë vendimtare për diplomacinë shqiptare. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, reforma e shërbimeve konsullore janë disa nga përparësitë që ne do t’i adresojmë urgjentisht” – shkruan Xhaçka.

Ngjarja paraprake

Xhorxhia e SHBA-së voton në balotazhin për senatorë

Ngjarja e ardhëshme

Jemi shndërruar në një shoqëri kaotike, që nuk respekton dhe vlerëson asgjë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian