‘KelKos’ vjen me njoftim për mbylljen e tre hidrocentraleve

‘KelKos’ vjen me njoftim për mbylljen e tre hidrocentraleve

18:18, 14/10/2020

Kompania ‘KelKos Energy’ përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se tre hidrocentralet e sapondërtuara në Deçan, Belaje dhe Lumbardh II, janë mbyllur vullnetarisht meqë lejet mjedisore s’janë përfunduar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit si pasojë e pandemisë.

Njoftimi i plotë i KelKos:

KelKos Energy konfirmon se tre hidrocentralet e sapondërtuara Decan, Belaje dhe Lumbardhi II janë mbyllur vullnetarisht dje pasdite, pasi Lejet Mjedisore nuk janë përfunduar nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit në kohën e duhur. Me këtë është respektuar periudha e përkohshme e licencimit, e përcaktuar për KelKos Energy nga ZRrE.

Për shkak të mbylljes së pjesshme të institucioneve publike në Kosovë si pasojë e pandemisë, procesi i lejeve është ndërprerë për disa muaj. Gjatë javëve të kaluara, dokumentet e nevojshme dhe të gjitha konfirmimet mjedisore janë sqaruar me Ministrinë e Mjedisit. 

Në orët e fundit të afatit, Ministria e Mjedisit kërkoi nga KelKos Energy një konfirmim shtesë të ekspertit teknik në lidhje me HEC Lumbardhi II, konfrmim ky qe nuk nderlidhet fare me ndonje problem mjedisor!

Kjo ekspertizë do t’i dorëzohet ministrise.

Kushtet e lejes për dy HEC-et e tjera Belaje dhe Decan konsiderohen të plotësuara dhe Kelkos Energy pret nga Ministria e Mjedisit lëshimin e menjëhershëm të Lejeve Mjedisore përkatëse.

Kelkos Energy do t’i shfrytëzoj këto ditë të mbylljes së përkohshme për mirëmbajtje dhe pastrim kryesorë pas përmbytjeve të mëdha të javëve të fundit.

Hidrocentrali ekzistues Lumbardhi I do të vazhdojë funksionimin e tij dhe do të prodhojë energji të gjelbër dhe të pastër për qytetarët e Deçanit.

KelKos Energy mbetet e përkushtuar në ruajtjen e mjedisit dhe prodhimin e energjisë së gjelbër dhe është në koordinim të rregullt me aktivistët mjedisor dhe OJQ-të në mënyrë që të optimizohet integrimi i hidrocentraleve në habitatin ekzistues natyror.

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet po afrohen! Agron Duka zbulon ministrinë që kërkon të drejtojë

Ngjarja e ardhëshme

Formacionet zyrtare, Kroaci – Francë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian