KEDS: Si pasojë e erërave disa lagje në Pejë kanë mbetur pa rrymë, po punojmë t’i kthehemi normalitetit

Nga KEDS-i kanë njoftuar se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

“Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftim.

Tutje KEDS-i ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studim: Më shumë se gjysma e peshkaqenëve rrezikohen të zhduken në Mesdhe

Story i radhës

Kush qëlloi te TCh? Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Të fundit nga