KEDS po shqyrton me prioritet kërkesat e diasporës për kyçje në rrjet

Kërkesat e bashkatdhetarëve për kyçje të reja në rrjet po trajtohen me prioritet dhe po realizohen në afatin më optimal të mundshëm nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Me fillimin e kampanjës që mërgimtarët do të trajtohen me prioritet për kyçje të reja, në KEDS janë dorëzuar mbi 350 kërkesa, e që të gjitha kërkesat po trajtohen në afatin sa më të shpejt të mundshëm.

Zyrtari për komunikim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se duke e pasur parasysh kohën e shkurtër që mërgata është në Kosovë të gjitha kërkesat e tyre po trajtohen me prioritet.

Megjithatë, ai tha se nuk po neglizhohen as kërkesat e konsumatorëve të tjerë, pasi që kanë rritur kapacitetet e ekipeve në terren.

Ramadani: Një shërbim që KEDS është duke ofruar ekskluzivisht për mërgatën tonë

“Bëhet fjalë për një shërbim që KEDS është duke ofruar ekskluzivisht për mërgatën tonë, pra për diasporën përmes të cilës po mundësohet që kërkesat e tyre për lidhje të reja apo për kyçje në rrjetin energjetik të trajtohen me prioritet, duke ulur kohëzgjatjen e vendosjes së njehsorit të ri për shtëpitë e tyre të banimit. Njëkohësisht përmes një veprimi të tillë KEDS nuk është duke anashkaluar as konsumatorët e tjerë pasi që përgjatë sezonës së verës KEDS ka rritur kapacitetet e ekipeve në terren në mënyrë që shërbimet të ofrohen proporcionalisht edhe për konsumatorët tjerë, vetëm se duke marrë parasysh edhe kohën e kufizuar të qëndrimit të mërgatës në vendin tonë jemi duke i trajtuar me prioritet më të lartë kërkesat e tyre”, tha ai.

Ramadani shprehet se që nga fillimi i kampanjës janë mbi 350 mërgimtarë që kanë bërë kërkesë për kyçje të reja në rrjet, e që tha se të gjithë po trajtohen me prioritet.

Ai tregon se mërgimtarët në momentin që paraqiten në KEDS për një kërkesë të tillë, që të trajtohen me prioritet duhet të kenë me vete një dokument identifikimi nga vendi që vijnë.

Ramadani: Mbi 350 konsumatorë brenda një afati shumë të shkurtër kohor

“Nga fillimi i një kampanje të tillë ka pasur një interesim jashtëzakonisht të madh nga ana e konsumatorëve të cilët jetojnë në mërgim që të paraqesin kërkesat e tyre për lidhje të re. Pra, po flasim për një numër prej mbi 350 konsumatorë brenda një afati shumë të shkurtër kohor dhe të gjitha janë duke u trajtuar në kohën më të shpejtë të mundshme. Njëkohësisht iu bëjmë apel edhe konsumatorëve të tjerë të cilët jetojnë në mërgim dhe që gjenden aktualisht në vendin tonë ta shfrytëzojnë këtë mundësi…Konsumatorëve tanë nga mërgata u bëjmë apel që kur të paraqiten në sportelet tona për të paraqitur kërkesën për lidhje të re të kenë pranë vetës dokumentin identifikues nga vendi që vijnë qoftë ajo pasaportë, letërnjoftim apo dokument tjetër identifikimi, në mënyrë që ata të identifikohen më lehtë nga kolegët tanë në sportele dhe që njëkohësisht kërkesa e tyre të vije në theks dhe të trajtojmë me prioritet”, tha ai.

Image

Burhan Maloku, jeton në Zvicër, ndërsa në Kosovë ka ndërtuar shtëpinë në komunën e Shtimes, i cili ka bërë kërkesë në KEDS për kyçje në rrjet vetëm 4 ditë më e parë, e sot është duke iu vendosur njehsori.

Ai u shpreh i kënaqur nga shërbimi i KEDS-it, derisa tha se nuk ka pritur që kërkesa e tij të trajtohet në një afat kaq të shpejtë.

Maloku: Ne jemi shumë falënderues KEDS-it që na e ka realizuar brenda katër ditëve këtë

“Nuk e kam pritur, jam befasuar se nuk e kam pritur se kam menduar që ka me shku shumë më gjatë, por shumë mirë…Me të thënë të drejtën ne jemi shumë falënderues KEDS-it që na e ka realizuar brenda katër ditëve këtë, se ne jemi mërgimtar edhe i kemi ditët e caktuara, nuk jemi kohë të gjatë këtu edhe u krye puna shumë mirë”, tha ai.

Image

As Florim Statovci, që jeton në Finlandë nuk kishte pritur që kërkesa e tij për kyçje në rrjet të realizohej në një afat të tillë.

Statovci që ka ndërtuar shtëpinë në Komunë e Lipjanit, tha se ka pritur që kërkesa e tij të realizohen të paktën brenda disa muajve dhe jo në një afat kaq të shkurtër kohor.

Statovci: Kërkesën e kemi bërë ditën e hëne, kanë ardhë tash gjë që nuk e kemi besuar as vet

“Kërkesën e kemi bërë ditën e hëne, kanë ardhë tash gjë që nuk e kemi besuar as vet, kështu që jemi shumë të kënaqur për këtë punë…Ne kohën e kemi shumë të limituar këtu në pushim, kështu që kohë kemi shumë pak, po kanë ardhë tash që për neve kjo është shumë e mirë[…]Më kanë kërkuar një dokument që jam jashtë si mërgimtar, i kam dhënë dhe me është thënë që procedura ka me u shpejtua dhe sot kanë ardhur, jemi shumë të kënaqur”, tha ai.

Image

KEDS zotohet që të gjitha kërkesat që vijnë nga bashkatdhetarët gjatë këtyre ditëve do të trajtohen me prioritet.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t'i ndahen 100 dollarë

Ngjarja e ardhëshme

Heide Klum skena të 'nxehta' me burrin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian