KEDS njofton se cilat vende do të mbesin nesër pa rrymë

KEDS ka njoftuar se gjatë së enjtes do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të vendit.

Njoftimi i KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit:

Gjakovë

1.
Nga Stabilimenti 10kV Gjakova II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Gjakova I (kodi: 81000115) nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 15:30 deri 16:00
Vendet: rrugët: Aleksandër Moisiu, Anton Çeta, Azem Hajdari, Bashkim Idrizi, Besim Bistrazhini (një pjesë), Dëshmorët e Lirisë (një pjesë), Elena Gjika, Faik Konica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Hysni Dobruna (një pjesë), Korab Binxhiu, Migjeni, Nimon Ferizi, Orize, Londra, Vashingtoni, Skendërbeu, Yjet e Erenikut dhe Yll Morina.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.
NS 10/0.4[kV] TS 41(kodi: 81000115353) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: Një pjesë e rr.Anton Çeta dhe një pjesë e rr. Yll Morina.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit dhe ormanit të tensionit të ulët.

27.01.2023

Punime nga palët e treta
Prishtinë
1.
Nga NS 35/10 [kV] Koliqi do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Keqekollë-Hajkobillë (kodi: 14016004 ) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Prizren
1.
Nga NS 35/10 [kV] Prizreni IV do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Bajram Curri (kodi: 30033008 ) nga ora 13:00 deri në ora 15:00
Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; afariste:”Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe për përmirësimin e vërejtjeve të mbetura.

Ferizaj
1.
Nga NS 35/10 [kV] Shtërrpca do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Gotovusha Brodi (kodi: 40044005 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovc (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke ‘dënon ashpër sulmet e tmerrshme ndaj Kuranit’

Story i radhës

A ndikon nëse rritesh me një motër ose vëlla në personalitetin tonë?

Të fundit nga