KEDS: Në ora 14:00 rikthehet furnizimi me energji elektrike në Pejë

Komuna e Pejës që nga mëngjesi kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Kjo ka ardhur si pasojë e një nevoje emergjente për intervenim në sistemin e linjave të tensionit të mesëm.

Në të gjitha zonat e Pejës ku furnizimi është ndërprerë që nga mëngjesi, energjia pritet të kthehet në ora 14:00.

“Bëhet fjalë për intervenim të domosdoshëm dhe të paralajmëruar. Për të mos ardhur deri tek më e keqja ne kemi intervenuar sot me ekipet tona. Intervenimi po ndodhë në linjat e sistemit të tensionit të mesëm. Furnizimi pritet të kthehet në ora 14:00″, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. 

Ngjarja paraprake

Lëshohet urdhërarrest kundër Trumpit për vrasje

Ngjarja e ardhëshme

Objektivat e Milanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian