keds i thote se ne llazareve te obiliqit 60 e energjise po vidhet 6793bc3a296a3

KEDS-i thotë se në Llazarevë të Obiliqit, 60% e energjisë po vidhet

January 24, 2025
1 minut lexim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka bërë të ditur se në fshatin Llazarevë të Obiliqit po bëhet hajni industriale e energjisë.

Sipas KEDS-it, në transformatorin e këtij fshati, 60 për qind e energjisë që kalon nëpër të po vidhet nga konsumatorët.

“Një numër i caktuar i 113 konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator, fatkeqësisht po kontribuojnë në keqpërdorimin masiv të rrymës”.

“Duke bërë hajninë e rrymës, këta konsumatorë po shkaktojnë ngarkesë të madhe në këtë transformator, çka mund të çojë te djegia e tij ose rënia e tensionit; po e rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerët përreth; po e dëmtojnë atë dhe asetet e tjera elektroenergjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Më tej, KEDS-i paralajmëroi banorët e Llazarevës se janë nën llupën e tyre dhe se do të bëhen kontrolle të rregullta te ta për keqpërdorim të energjisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump bllokimi i urdhrit per marrjen e shtetesise permes lindjes do te apelohet 6793bb8ada0d8
Story i mëparshëm

Trump: Bllokimi i urdhrit për marrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet

a ndiejme vertet ate qe mendojme se po ndiejme 6793bd6b157e9
Story i radhës

A ndiejmë vërtet atë që mendojmë se po ndiejmë?!

Të fundit nga

ShkoLartë