KEDS: Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rritur

KEDS-i ka reaguar pas disa shkrimeve rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme në disa medie është raportuar se është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë ka reaguar KEDS-i, duke thënë se këto shkrime nuk janë aspak të vërteta pasi që nuk ka rritje të çmimit të energjisë.

“Çmimet e energjisë eklektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.

Çmimet e energjisë eklektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!

Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektrike.

Ngjarja paraprake

Siguria Ushqimore – Vaksinim Falas në Ndihmë të Fermerëve për 480 mijë Krerë Bagëti

Ngjarja e ardhëshme

Bullgaria rrezikon të bie në izolim në BE me veton ndaj negociatave me Maqedoninë e Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian