Keçi shpërthen: Nuk mundemi të përballemi kundër 14 personave

Me dy ndeshjet që janë zhvilluar sot është mbyllur java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll e cila solli disa ndeshje mjaft interesante!

Drita e ka fituar derbin e javës duke e mposhtur Llapin me rezultat 1:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar kështu formën e mirë të saj, derisa e thellon krizën e Llapit.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar, derisa ndihmëstrajneri i Llapit, Sunaj Keçi ka thënë se skuadra e tij nuk mundët kundër 14 personave në fushë duke aluduar në gjyqtarët.

“Nuk mundemi ne të përballemi me 14 njerëz në fushë. Sot Drita i patë referat. Në pjesën e parë nuk na u pranua një gol ashtu edhe në të dytën që ishte i pastër. Ne kemi vetëm 5 pikë por po na bëhet shumë padrejtësi e madhe. Referet kanë kriterium krejt tjetër ndaj neve. Kjo është marre për futbollin e Kosovës çfarë po i bëhet Llapit.

Ne nuk kemi ku të ankohemi me e kemi ngrit zërin por kot. Janë gjyqtarët e njëjtë që na delegohen dhe ata vijnë me mision të caktuar. Të gjithë e patë sot dhe kjo është një padrejtësi e madhe”, ka thënë Keçi.

Ngjarja paraprake

Kanda, policia arreston të dyshuarin për vrasje me thikë gjatë Halloween-it në Quebec

Ngjarja e ardhëshme

Gjykimet online, reteron ministri Mariçiq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian