Keane i ashpër kundër Pep dhe Haaland

November 1, 2023
1 minut lexim

Pas fitores së rëndë 3-0 të Manchester Cityt në Old Trafford kundër Manchester United, në Angli shpërthyen polemika mbi qëndrimin e Pep Guardiola dhe Erling Haaland në fund të ndeshjes.

Lidhur me këtë ka folur edhe ish-ylli i Manchester United dhe tani analist sportiv, Roy Keane, i cili nuk e ka parë me sy të mirë sjelljen e trajnerit dhe sulmuesit të City-t.

52-vjeçari ka thënë për Sky Sports: “Ai mes Guardiolës dhe Haaland-it ishte një komedi, teatër i pastër”, deklaroi Roy Keane për dyshen e Citizens.

“Mund të flasim për këtë në dhomën e zhveshjes. Cili është në të vërtetë problemi? Ishte një goditje e mirë me kokë nga Haaland, po, por nuk ka nevojë të flasim për këtë në fushë për pesë minuta.

“Zbritni në tunelin e dhomës së zhveshjes dhe festoni fitoren me lojtarin”, shtoi Roy Keane, duke sqaruar se cila, sipas tij, do të ishte mënyra më e mirë për të festuar një fitore të madhe të arritur kundër rivalëve të mëdhenj, Manchester United.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Ti je shumë i ulët”, “Ti je jashtë loje”, përplasen Blerando dhe Meti

Story i radhës

Censi i popullsisë në Mal të Zi/ Kallaba: Shqiptarët nuk janë të përgatitur, procesi mund të politizohet

Të fundit nga

Nuk është më trajner i Milanit

Tashmë është zyrtare: Sergio Conceiçao nuk do të jetë më trajner i Milanit. Klubi kuqezi ka bërë publik njoftimin nëpërmjet një komunikate zyrtare: “AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do të vazhdojnë
ShkoLartë