KB Universiteti i krenarisë, që dridhi Ligën ndërkombëtare, politikisht e larguan nga liga!

Gjeneratë që nuk harrohet, gjenerata më e mirë në dy dekada jo vetëm në sportin femëror në Republikën e Kosovë, është gjenerata e klubit të basketbollit Universiteti nga Prishtina (tani me emrin Kosovahome Prishtina). 

Gjeneratë që la gjurmë në ligën ndërkombëtare – Trocal Leagu në edicionin 2003-2004, ku morën pjesë ekipet sllovene, kroate, boshnjake dhe austriake. 

Universiteti me at gjeneratë, me kapitenen Elvira Dushku, la pa fjalë të gjithë! 

E veçanta e këtij kolektivi në atëkohë, ishte se të gjithë punonin për një dhe një për të gjithë.  Kishte atmosferë pune, motiv dhe me rezultate tejkaluan të gjitha parashikimet, që u bënë edhe krenari e gjithë Republikës së Kosovës, kudo flitej për to, për shkëlqimin e tyre në Trocal League. Po ashtu ishin edhe kryelajm edhe në shtetet e rajonit, se si një nga Kosova, po shkëlqen me lojëra dhe rezultate dhe me një publik brilante.

E dyta, në Prishtinë ose në Mitrovicë, kur Universiteti i zhvillonte ndeshjet si vendase, palestra nuk kishte vend për të gjithë dhe për gjatë tërë kohës jehonte kënga besa-besë. Shumë skuadra rivale e  lakmonin atmosferën dhe ishin të mahnitura nga atmosfera, mbi 3000 tifozë në palestër.

Një ekip me rezultate brilante në rrafshin ndërkombëtar, që asnjë ekip nuk e ka arritur deri me tash në vendin tonë, as të meshkujt dhe as të femrat sa i përket sporteve kolektive.

Klub me kapitenen e asaj kohe, Elvira Dushku, pastaj basketbollisten Mirza Alibegaj, Ivona Puzar, Ivona Bogoje, shqiptaret Diellza Shaqiri, Teuta Abdullahu, Doruntina Vuniqi, Arbnore Perçuku, Learta Berisha, Kimete Haliti etj. janë gjeneratat më e famshme në dy dekadat e fundit, që besa edhe më shumë nëse analizohen në tërësi rezultatet e arritura, që lirisht mund të quhet ndër ligat më të forta ndërkombëtare.

Universiteti përfundoi në vend të tretë në kampionatin e rregullt të Trocal League, por në play-off nuk ia doli që të kualifikohet në finale. Në vitin tjetër nuk u lejua që të garojnë në këtë rang ndërkombëtar, për shkaqe politike!

Sepse ishin dy klubet serbe, që synoni inkuadrimin në këtë ligë, por me kusht që të largohet Universiteti, gjë që ndodhi, kryesisht  politikisht, duke e larguan Universitetin, prej ekipeve më të mira, vetëm pse ishte klub me emër shqip dhe nga Republika e Kosovës, që me potencialin që kishte, ka qenë edhe favorite për të fituar kampionatin e radhës.

Është klubi i parë në 20 vitet e fundit, nga sportet kolektive që ka zhvilluar garat ndërkombëtare dhe ka shënuar rezultate spektakolare.

KB Universiteti i krenarisë, gjenerata më e shkëlqyeshme, që ra viktimë e matematikave politike në shtetet e rajonit dhe ia mohuan rrugën përplot shkëlqim.

Krejt në fund, dy ish basketbolliste të Gjeneratës më të mirë, të krenarisë, janë pjesë e FBK-së.

Dushku është sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe jashtazakonisht e vlerësuar nga institucioni më i lart botëror i basketbolit, FIBA, ndërsa Teuta Abdullahu është anëtare e bordit të FBK-së.
 
Tabela 2003-2004
1. Gospiç Industrogradnja (Kroacia)    20    18    2    38
2. Shibeniku Jolly JBS (Kroacia)    20    17    3    37
3. Universiteti (Kosova) 20    15    5    35
4.  Croatia 2006    20 (Kroacia)    14    6    34
5. Merkur Celje (Sllovenia)    20    12    8    32    
6. Zhelezniçari (Bosnja)    20    11    9    31
7.  Postaja Center (Sllovenia)    20    6    14    26
8. Trocal Jedinstvo (Bosnja)    20    6    14    26
9.  Jezhica (Sllovenia)    20    4    16    24
10.  Gustino Powers (Austria)    20    4    16    24
11. Troglav Livno (Bosnja)    20    1    19    683    21

Ngjarja paraprake

E keni tepruar me bakllavanë apo me ëmbëlsirat e tjera? 3 dieta që do t’ju shpëtojnë jetën pas Vitit të Ri!

Ngjarja e ardhëshme

Konsumonte 12 litra pije me gaz në ditë/ Vdes njeriu më i shëndoshë i Anglisë, peshonte 412 kg

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian