KB Peja afër marrëveshjes me trajnerin e njohur për sezonin e ri, mungon vetëm nënshkrimi

KB Peja duket se ka lënë anash të gjitha problemet dhe ka filluar të organizohet për sezonin e ri, duke premtuar që do jenë përsëri ndër pretendentet kryesor për titull dhe trofetë tjerë.

Trajneri i skuadrës pejane edhe për sezonin e ri pritet të jetë Adis Beciragic, i cili te KB Peja trajner u emërua në shkurt të këtij viti, pas shkarkimit të Jeronimo Sarinit.

Trajneri me karrierë të bujshme në një prononcim ka thënë se marrëveshja është shumë afër finalizimit, por ende nuk është nënshkruar asgjë.

“Jemi në bisedime, pothuajse afër finalizimit… por ende nuk ka asgjë të nënshkruar” – ka deklaruar 50 vjeçari nga Bosnje Hercegovina, i cili udhëhoqi Pejën drejt triumfit në Kupën e Kosovës.

Ndryshe, sezoni i ri (2020/21) në Superligën e Kosovës do filloj më 28 tetor, teksa ‘Shqiponjat’ ndeshjen e parë e zhvillojnë si vendas ndaj Prishtinës.

Ngjarja paraprake

Një 14-vjeçare nga Mitrovica bëhet nënë, QKUK lajmëron policinë

Ngjarja e ardhëshme

Biden pagoi 300 mijë dollarë taksa për një vit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian