Kazakistani shfuqizon dënimin me vdekje

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, nënshkroi ligjin që shfuqizon dënimin me vdekje në vend, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas një deklarate nga Zyra Presidenciale e Shtypit e Kazakistanit, dënimi me vdekje u shfuqizua zyrtarisht në vend.

Presidenti Tokayev nënshkroi ligjin mbi “Protokollin e Dytë Fakultativ të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike që Synon Shfuqizimin e Dënimit me Vdekje”.

Sipas ligjit të ri, tani e tutje, burgimi i përjetshëm do të zbatohet në vend të dënimit me vdekje.

Gjithashtu u theksua se ligji në fjalë nuk do të zbatohet për “personat që shpallen fajtorë për kryerjen e krimeve të rënda të një natyre ushtarake në rast lufte në vend”.

Dënimet me vdekje ishin pezulluar në Kazakistan që nga viti 2003.

Midis palëve në Protokollin e Dytë Fakultativ të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili synon të heqë dënimin me vdekje, gjenden 88 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.



. .

Ngjarja paraprake

Ish-futbollisti i njohur në koma pas operacionit

Ngjarja e ardhëshme

Gati 7 mijë foshnje lindën gjatë pandemisë në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian