Kazakistan-Shqipëri, pjesa e parë mbyllet baras

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kazakistanit kanë luajtur baras 0-0 në 45 minutat e parë të ndeshjes së vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe menaxhim të lojës nga Shqipëria, e cila goditi edhe një traversë.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve me anë të Armando Broja dhe Sherif Kallakut, portat mbeten të paprekura.

Kuqezinjtë ishin më të mirë edhe në menaxhimin e topit, duke pasur nën pronësi në 56 për qind, për dallim nga 44 nga Kazakistani.

Te kartonët, të dy kombëtaret u ndëshkuan me nga dy të verdhë, ndërsa Shqipëria pati 11 faule, ndërsa Kazakistani tetë sosh.

Te pasimet me e mirë ishte kombëtarja shqiptare, ndërsa në rivënie këndore kishin shifra të njëjta. 

Image
Image
Ngjarja paraprake

Kuvendi pa shumicë, dy deputetë me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Mësimi online, “kokëdhembje” për familjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian