“Kauza palestineze po kalon nëpër rrethana të vështira”

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) përmes një kumtese tha sot se çështja palestineze “po kalon nëpër rrethana të vështira”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, IUMS u kërkoi palestinezëve të braktisin dallimet mes tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i IUMS-së, Ali Qaradaghi, tha: “Populli palestinez është braktisur nga më të afërmit që nënshkruan marrëveshje normalizimi me pushtuesit e Xhamisë Al-Aqsa, Kudsin dhe Palestinën”.

Ai shtoi se “mbetet ende të shpresohet në unitetin e popullit palestinez dhe vëllezërit palestinezë duhet të unifikojnë pozicionin e tyre”.

Në vitin 1977, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi shënimin vjetor të 29 Nëntorit si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.



. .

Ngjarja paraprake

76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta, Ruci dhe Rama bashkë, nderojnë dëshmorët. LSI “ndahet” nga PD, homazhe dhe komunistët

Ngjarja e ardhëshme

Trump sulmon ashpër FBI-në për shkak se nuk pati mbështetje në pretendimet e tij për mashtrim në zgjedhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian