Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë. Dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Sipas policsë D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

Po ashtu, në prangaka rënë edhe S.H., 25 vjeç. Ky i fundit gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën 2 raste të tjera. Si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 42 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

Plani 'Qyteti 30', në rrugët e Schaerbeek shpejtësia maksimale e lejuar është 30km/orë

Ngjarja e ardhëshme

Bitcoin kapërcen 30 mijë dollarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian