Katër shqiptarë standardë! Kololli në formë, shënon për barazimin e Zurich-ut

Zurich importon një pikë nga stadiumi “Stade de Tourbillon” në Sion.

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është ndër me të merituarit për pikën që ka fituar Zurich, duke luajtur baras 2:2 me Sionin, në takimin e javës së 8-të të Kampionatit të Zvicrës.

Në minutën e 56-të, Kololli nga afërsia realizon për epërsinë 1:2, që është goli i tij i tretë në edicionin e sivjetshëm dhe është i dyti në listën e shënuesve. 

Fidan Aliti, Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli u paraqitën standardë për Zurich-un.

Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 40-të.

Për Zurich-un shënuan Schonbachler (47′) e Kololli (56′) dhe për Sionin Karlen (48′) e Khasa (79′).
Zurich zë vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Sion renditet në pozitën e tetë me 4 pikë por ka tre ndeshje me pak.

Ngjarja paraprake

Programin festiv: “22 Nëntori” Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sonte LIVE në FLAKA

Ngjarja e ardhëshme

Fifi sjell fotografi nga klipi i këngës “Ninullë dashurie”

të fundit nga