Katër klube italiane në garë për trajnerin

Antonio Conte mbylli zyrtarisht aventurën te Tottenham pak ditë më parë. Trajneri italian u largua me zhurmë nga “Spurs”, me disa deklarata të forta pas barazimit në Premier Ligë me Sautemptonin.

Conte shpërtheu duke thënë se lojtarët e tij nuk janë të aftë dhe pa dëshirë për të luajtur, dhe se drejtuesit e klubit nuk bëjnë investime në lojtarë cilësorë, ndaj nuk kanë fituar asnjë trofe.

Ai tha gjithashtu se Tottenham mund të ndryshojë trajnerë sa herë të dojë, por nuk do të jetë në gjendje të fitojë asnjë trofe me këtë keqmenaxhim dhe me këtë grup lojtarësh.

Gjithsesi, Konte tashmë është një trajner pa ekip dhe thuhet se ai po mendon rikthimin në Itali. Interi është një nga ato klube që mendon për ta rikthyer në radhët e tyre sezonin e ardhshëm.

Përveç zikaltërve, në këtë “garë” janë edhe Milani, Roma dhe Juventusi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 arsyet kryesore pse njerëzit nuk duan të martohen!

Story i radhës

Presidentja greke: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

Të fundit nga