Katapultimi brrylor i Hashim Thaçit në politikë!

Hyrja dhe ngritja e Hashimit në politikë, është përfolur si e dyshimtë, madje, me intrigimet të disa Shërbimeve Informative të disa shteteve hiç miqësore për Kosovën. Këtë dyshim e ngrejnë, pikërisht, shokët tij të LPK-së në Mërgatë. Miqësinë e agjentit të Shërbimit Sekret francez, DGSE, Danjear Arnaud, dhënderr i Serbisë, me Hashimin, i pari e zbuloi Bardhyl Mahmuti, i cili, në atë kohë ishte i ngarkuar me punë të Jashtme të LPK-së. 

Hashimi ishte i etur për pushtet dhe para, aq sa edhe tutorët e tij në kupolën zyrtare, social-komuniste në Tiranë. Titullarët: Rexhep Mejdani – president, Skënder Gjinushi – kryeparlamentar, Paskal Milo – ministër i Jashtëm, Fatos Klosi – shef i SHISH-it, me mbeturinat enveriste, donin stausquonë me Jugosllavinë, njësoj si Enveri i tyre dhe assesi luftën me Serbinë. Ndërsa Fatos Nano i braktisi, u tërhoq, me bidjen se “këta, të LPK-së, janë sharlatanë, të pashkolluar, pa edukatë, banditër dhe fort të dyshimtë”?! 

Krerët shtetërorë të Tiranës, dërguan stafin profesional të agjit-propit enverist në Evropë, me qendër në Zvicër. Fletushkën “Zëri i Kosovës”, numri i parë i së cilës, u botua në një podrum të Prishtinës, nga grupi ynë ilegal, në vitet `70-a, në gjysmën e dytë të viteve `90-a, agjentët brenda LPK-së, e kthyen në një paçavure përçarëse të mërgatës së përbotshme gjithëshqiptare!

Gjahu i parë i bandës të Hashim Thaçit, ishte puçi në Kryesinë e vjetër të LPK-së, e cila u shkarkua dhe u akuzua për tradhti, pa dhënë shpjegime. Zgjodhën kryesi të re, të dominuar nga klani i Drenicës. Morën drejtimin e fletushkës, tani, gazetë “Zëri i Kosovës”, ku shfrynin kundër LDK-së e Rugovës, duke e harruar Serbbinë, e gjithë llumhania e kuqe staliniste e etnikumit shqiptar dhe përtej në botë! Kryesia e vjetër e LPK-së, pavarësisht destruktivitetit, në vijimësi, megjithatë, ishte për bashkimin  e faktorit ushtarak. Ndrkohë që Kryesia Puçiste e përjashtonte këtë unifikim, pavarësisht pse Kosova ishte në luftë me Serbinë pushtuese. Dhe, duke i parë flirtimet e Kryesisë së re të LPK-së, me miqtë e Serbisë, dyshimi për nismen e sabotimit të luftës ishte i bazuar.

Për çudë, për të tretën herë me radhë, në tri debate televizive, kur analisti, profesor Sadri Ramabaja, nis rrëfimin për puçin në LPK-e, moderatori Leonard Kërçuku, ke T7 – PRESSING”, e ndërpret, duke e stopuar atë temë!? Atëherë, pse hidheni, “si zorra në prush”, kur akuzohen disa media të kapura nga PRONTO-mafia?!)

Gjahu i dytë, ishte Fondi “Vendlindja thërret”, t`i dorëzohet Kryesisë puçiste të LPK-së, përkatësisht, bandës të Thaçit. Përgjegjësi i Fondit, Jashar Salihu, kundërshtoi me arsyetimin se “unë i kam garantuar donatorët mërgimtarë, për administrim korrekt dhe nuk heq dorë nga kjo përgjegjësi. Jam i hapur për transparencë, qoftë edhe me kompromisin për bashkë-menaxhim”. Por, Hashimi, si trim në poshtërsi, kërcënoi jo vetëm atë personalisht, por edhe familjen e tij. Jashari u dorëzua, SHTAB-istët në konsolidim e sipër, nuk pranonin asnjë kopromis, asnjë kontroll nga dikush tjetër të Fondit! Pra, donin të tërin dhe pa asnjë kushtëzim!

Hashimi, si mjeshtër “i dajakut dhe i kulaçit“, e shpërbleu për nënshtrimin, duke e shpallur Jashar Salihun Hero të Kosovës, edhe pse ai vdiq nga sëmundja. Nëse do të vlerësohej kontributi i Hafiz Gagicës, për Kosovën, do t`i eklipsonte heronjtë e Hashimit. Megjithatë, për turpin e qeverive të Kosovës, për atë nuk u sigurua, qoftë edhe një vend pune në Kosovën e lirë!   

Hashim Thaçi është trim në poshtërsi! 

Hashimi, po ta përdorte trimërinë për mirësi, do të mbetej vlerë e historisë tonë. Mjerisht, ai, trimërinë e përdori për poshtërsi dhe u fundos përjetësisht. Dhe, nga ky fund i turpshëm, nuk e shpëton asgjë, qoftë një liri e blerë, siç ka ndodhur me ca “vëllezër siamezë” të tij. Këtë e ka dëshmuar me veprimet aventureske dhe banditeske, në likuidimin e rivalëve politikë. Shembullojmë vetëm me dy raste, që, sot, janë edhe akuza bazë e faktike ndaj Thaçit:

a) Vrasja e gazetarit dhe e zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukaj. Hashimi ishte i akuzuari i parë, ishte prangosur në Burgun e Tiranës. Xhavit Haliti i telefonon një gjenerali të Sigurimit Shqiptar dhe Hashimi lirohet! Vrasja i faturohet një kushëriri, i cili mohon çfarëdo lidhje me rastin. Enigmatisht, dosja Ukaj mbyllet, madje, pa asnjë hetim! Dhe, kjo ndodhë vetëm në sistemin e rrënuar të drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë, dy shtete rrumpallë, qytetarët e të cilëve po i hanë qentë endacakë, bulevardëve dhe rrugëve të Prishtinës, Tiranës dhe qyteteve tjera.

b) Fjalosja e Hashimit, më 1993, me profesor Behajdin Hallaçin, sekretar organizativ i LPK-së, në Kosovë, inferioriteti i tij, në raport me Hallaçin, e çoi në plumb atë, për të shmangur një rivalitet të mundshëm politik, në të ardhmen e afërt. Me plumbosje u shuan kësaj jete edhe bashkëluftëtarët e profesor Hallaçit, komandant Ismet Jashari-Kumanova dhe Shaban Shala. Murat Jashari, tashmë, viktimë speciale e “komandantëve”, bënë pyetjen bombë, drejtuar komandantëve: “Kush e vrau vëllain tim, Ismet Jasharin, alias Komandant Kumanovën?!” Një pyetje domëthënëse, që ka mbetur pezull, në pritje për ta mbuluar harresa, pa përgjigje!

Shkrimtari Maksin Gorki këshillon, “të mos i mohohet gjithçka tjetrit, sepse rrezikohesh të të mos të besojë njeri”. A bëri diç të mirë, si kryeministër e president, Hashim Thaçi, “për të mbetur në memorien e historisë për vlera”? Gjithësesi, po. Kryevepra e Hashimit është Krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Edhe motivimi i tij është bindës: “Vazhdon vrasja e dëshmitarëve, me parësi në numër në Dukagjin. Bota demokratike nuk i toleron këto krime makabre, në zemër të Evropës”.

Edhe vrasja dhe kallja e dëshmitarit potencial të Hagës, në shkurtin e vitit 2020, i cili udhëtonte me ekzekutorët në makinë, e vërteton deklarimin e Hashimit. Përndryshe, Gjykata e krijuar nga OKB-ja, do të ishte fatale, duke u dhënë rast rusëve e kinezëve, të talleshin me nulitetin ushtarak dhe “atdhetar”, të komandantëve fiktiv të UÇK-së së LPK-së, të cilët vranë Ministrin e Luftës, Kolonel Krasniqin, në vlugun e luftës. Një Gjeneral i shquar kroat, bëri pyetjen, sa të dhimbshme, aq edhe tmerruese, duke vlerësuar lart personalitetin, integritetin dhe profesionalizmin ushtarak të Kolonelit tonë: “A e dinë shqiptarët se kënd kanë vrarë?!”

Lavdërimi foshnjor i LVV, për refuzimin e Speciales!

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse lavdërohet me refuzimin e bërë Specialës. Të paktën, pas bllokimit të Vettingut, nga të inkriminuarit e drejtësisë, duhet të reflektonin dhe të mos i akuzojnë votuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Den Hag. Derisa nuk ke forcën t`i prangosish dhe ndëshkosh kriminelët, Specialja e Hagës është zgjidhje pa alternativë. 

Dakord, nuk ka pasur transplacion organesh. Por, në librat e Karla del Pontes dhe të Dick Marty-së, janë pasqyruar edhe gjetjet e prokurorit amerikan Jack Smith, torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë, në, të paktën, 40 burgjet rurale, të improvizuara, kryesisht, ahure e shtalla bagëtish, të menaxhuara nga komandantët e zonave, me urdhër të SHTAB-it, Qendror të LPK-së, pavarësisht nëse ai ndodhej në “Rogner” apo brenda Kosovës.

Skajmërisht kriminale, askush nga ata që kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk merakoset për “vrasjen e mbi 1.000 kundërshtarëve politikë”, siç konstatonte kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, dy dekada më parë. Ndërsa statistikat e specialistëve të Drejtave të Njeriut dhe të Shoqërisë Civile, shifrimi i viktimave, shkon në 1.825 dhe në evidencat e fundit, deri në 1.920. E tmerrshme, të gjithë shqiptarë krejtësisht të pafajshëm, kryesisht, luftëtarë të uniformuar dhe të devotshëm për çlirim dhe demokraci! 

PAN-i, në përgjithësi, PDK-ja, në veçanti, në mënyrë të organizuar, po bënë çmos, për ta inkriminuar UÇK-në, duke mbrojtur individ e grupe, se, gjoja, me veprimet e tyre, qofshin edhe vrastare, përfaqësojnë UÇK-në! Kjo tendencë e poshtër e kriminale, duhet të stopohet dhe të demaskohet, si armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

Së fundi, është skandaloze deklarimi paushall dhe hiç i saktë, i kryeminstrit Albin Kurti: “Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Hagë, për luftën e pashembullt për liri”!? Ndërkohë që nuk kanë qenë shokë lufte të Ademit. Përkundrazi, përgojues, pengues dhe sabotues të luftës së Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët, edhe fizikisht i ndanin 2.000 kilometra! Madje, nga katërshja e Hagës, tre syrësh nuk kanë fare pjesë e luftës. Në vend të luftës për çlirim e liri, ata kishin zgjedhur të merreshin me lista morbide, vratare dhe komunikata SHTAB-iste, gjithnjë, në emër të UÇK-së, denigruese të luftëtarëve të mirëfilltë dhe sabotuese të luftës çlirimtare.

Gjithsesi, kjo deklaratë, sa e papritur, aq edhe foshnjore, do t`i kushtojë Kurtit, kur dihet se 85 % e shqiptarëve, në të gjitha sondazhet, matje publike, duan rend e ligj, luftë kundër krimit të organizuar vrastar dhe hajnisë zyrtare. Me këtë premtim LVV korri fitoren, pothuajse, plebishitare, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Veç kësaj, Kurti shpërfaqë dozën e anarkiste të kundë-shtetit, kundër ligjit, drejtësisë. Ai, nën trysninë kriminale të PAN-it, dorëzohet, amniston krimin dhe kriminelët! Shqiptarët nuk e primsnin këtë dobësi dhe kthesë diabolike, të Albin Kurtit, të admiruar, sidomos, nga rinia shqiptare, si parimor dhe qendresëtar, pikërisht, për të vendosur drejtësinë e munguar në Shqiptari, që nga 9 prilli 1939!?

Veç kësaj, kjo nuk i ndihmon të izoluarit në Hagë. Fundja, burgu në Shvemingen të Holandës, nuk është Burgu i Burrelit, “Burgu i Vdekjes”, siç njihet në historikun e burgjeve botërore, ku ajri dhe uji ishin me racion, kurse uria e dajaku ishin normë”! Prandaj, duhet pritur, se çfarë do të rezultojë nga rrjedha e procesit hetimor dhe atij gjyqësor. Megjithatë, “vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, nuk i kanë bërë jashtëtokësorët”, – thoshte, në cilësinë e shtetarit të parë, presidenti i Republikës të​ Kosovës, Fatmir Sejdiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Putini mund të rrisë pushtimin, por…”/ Inteligjenca amerikane tregon prapaskenat e luftës në Ukrainë: Ja çfarë pritet të ndodhë

Story i radhës

A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

Të fundit nga