Kastrati: S’ka kthim prapa nga vendimi për reformën në arsim

Kryetari i Kamenicës ka përsëritur qëndrimin e tij se s’ka kthim prapa nga vendimi për reformën në arsim. Pavarësisht protestimeve dhe reagimeve kundër nga prindërit, kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se për procesin e reformave duhet të pajtohen të gjithë.

“Zgjidhja është që të mos shpresojnë se ka kthim prapa. Ua bëj të qartë këtë. Kur i kemi konsultuar prindërit, shumica ishin pro, por është mentalitet që çka ndodh me fshatin nëse objekti në fshat s’po shfrytëzohet si shkollë. Vazhdimisht një pjesë e prindërve më thonë a ka mundësi vetëm qeveria apo ministria me thënë që është e drejtë e të sqarohet se është e drejtë ekskluzive e kryetarit dhe do të fillonin. Por ka prind që quajnë tradhtarë, kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht, por duhet të ballafaqohemi”, ka thënë ai në Interaktiv.

Kastrati ka thënë se nuk pret që të vazhdojë në pafundësi refuzimi i prindërve për t’i dërguar nxënësit në shkolla.

“Nëse prindërit refuzojnë t’i dërgojnë nxënësit në shkolla, kjo s’ka mundësi të vazhdojë pafundësisht. Ky ka qenë kompromisi i fundit, tani lëvizim në bazë të organeve. Ne vazhdojmë me procedura penale, edhe pse ata vetë do duhej të fillonin. Nuk ka mundësi që të vazhdojë kjo pafundësisht, shumë prindër thonë nga java në javë. Nëse një fëmijë nga mosha 3 deri 12 vjeçare, rritet pa miq afër, ne e kemi humbur këtë gjeneratë. PISA është duke na thënë se mbi 70% e nxënësve të moshës 15 vjeçare, i kemi analfabetë”, ka thënë tutje ai.

Ai në “Interaktiv” ka thënë se reformat janë vendime të duhura për arsimin në Kamenicë, ndërsa ka shtuar se janë konsultuar me psikologë e sociologë për këto ndryshime.

“Reforma është riorganizim, jemi komuna e vetme që kemi psikolog, logoped, sociolog, ka edhe lëndë mësimi prindëror. Jemi duke hapur çerdhe. Lidhur me distancën e udhëtimit, 45 minuta është distanca më e duhur ndërsa nëse rruga është e paasfaltuar, ne e paguajmë prindin që ta dërgojë nxënësin në shkollë”, ka theksuar ai.

“Është gjenerata e re që ta shfrytëzojnë transportin e nxënësve, është edhe diçka e mirë. Gjenerata e vjetër e ka këtë idenë që transporti s’mund të jetë i mirë. Fokusi i vetëm është që fëmijët ta kenë një arsimim sa më të mirë. Është e vërtetë që ka shpërngulje në Kamenicë po në tërë Kosovën, nga zonat rurale në atë urbane, ndërsa është e preferueshme që të tentojmë maksimalizimin e numrit të fëmijëve në çerdhe”, ka shtuar ai.

Ngjarja paraprake

“Mund të të dua si e çmendur”, Arta Memedi pozon atraktive në imazhet e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Nga rasti i parë e deri më 5 tetor, kjo është pasqyra epidemiologjike e COVID-19, në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian