Kastrati sikur në qiellin e shtatë

Kastrati sikurse në qiellin e shtatë. Kosova fitoi 1:0 ndaj Moldavisë inferiore në letër, por jo dhe në fushë.

Golashënuesi i vetëm “Dardan”, Lirim Kastrati u deklarua pas ndeshjes.

“Kam pas temperatur para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe ska rëndësi për mua se a shënova unë apo jo, jo vetëm unë por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë”

“Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta”

Kur u pyet rreth fotografisë me një vajzë kroate në instagram, ai u përgjigj:

“Dua që të fokusohem tek futbolli dhe njerëzit të më njohin nga performancat e mija dhe jo nga jeta private”

Për sulmuesin ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Ngjarja paraprake

Mënyrat efektive që ju ndihmojnë të trajtoni mendimet tuaja negative në një mënyrë pozitive

Ngjarja e ardhëshme

Ish-oficeri amerikan deklarohet fajtor, spiunonte për rusët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian