kaspersky zbulon nje maluer qe lexon screenshot et ne dyqanet e aplikacioneve android dhe ios 67a635458ddbe

Kaspersky zbulon një maluer që lexon screenshot-et në dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS

February 7, 2025
1 minut lexim

Hulumtuesit e Kaspersky kanë identifikuar një maluer i cili po përhaphet brenda aplikacioneve në dyqanet e Android dhe iOS.

Dimitry Kalinin dhe Sergey Puzan ndanë hetimin e tyre në këtë fushatë malueri të cilin e kanë quajtur SparkCat dhe ka qenë aktiv që prej Marsit 2024.

Ata thanë se nuk konfirmojnë dot nëse infektimi është rezultat i sulmit ndaj zinxhirit të zhvillimit apo është një veprim i vetë zhvilluesve. Dyshja e Kaspersky tha se SparkCat është i fshehtë në veprime dhe duket sikur po kërkon autorizime të zakonshme nga përdoruesi për të kryer operacione të padëmshme.

Disa aplikacione janë shërbime food-delivery dhe duken të ligjshëm si ComeCome apo aplikacionet AI AnyGPT dhe WeTink. Bazuar në analizën e tyre aplikacionet e infektuara me këtë maluer janë shkarkuar mëse 240 mijë herë.

Malware në fjalë përdor njohjen optike të karaktereve (OCR) për të rishikuar librarinë e fotografive të një pajisjeje, duke kërkuar screenshot-e të rikuperimit për portofolët kripto.

“Është hera e parë që një aplikacion i infektuar me një spyuer OCR hyn në dyqanin e aplikacioneve të Apple,” tha Kaspersky. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arber bytyqi tregon se nuk ia miratuan deshiren per tu bere grimer dhe u detyrua te studionte dicka tjeter 67a6323b2aabd
Story i mëparshëm

Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t’u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

bojkoti i ri i marketeve qytetaret nuk mund ti shmangen blerjes se gjerave elementare 67a63670931bb
Story i radhës

Bojkoti i ri i marketeve/ Qytetarët nuk mund t’i shmangen blerjes së gjërave elementare!

Të fundit nga

ShkoLartë