Kasapolli: Dyshja e Kosovës u përleshën mes vete, andaj nuk u paraqitën kundër Greqisë

Kombëtarja e Kosovës ndodhet në një ecuri të dobët rezultatesh, derisa fitoren e fundit e regjistroi një vit më parë.

“Dardanët” këtë muaj zhvilluan tri ndeshje, derisa në njëren prej tyre humbën nga Maqedonia e Veriut në Shkup duke humbur rastin e kualifikimit në “Euro 2020”.

Gazetari i mirënjohur i sportit, Agim Kasapolli ka zbuluar disa prapaskena nga grumbullimi i fundit i Kosovës.

Kasapolli ka thënë se ka dëgjuar se Edon Zhegrova dhe Valon Berisha kanë pasur një përleshje.

“Kam dëgjuar se së fundmi kanë pasur një përleshje dyshja Berisha dhe Zhegrova, andaj për këtë arsye nuk luajtën në Athinë”, deklaroi ai në “T7”.

“Gjërat duhet ndryshuar, nuk është mirë. Edhe trajneri Challandes dikë e dënoi, e dikë jo tani”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

Taravari: Jemi shteti i vetëm në botë që nuk kemi një strategji për të përballuar këtë pandemi

Ngjarja e ardhëshme

As pa u mbushur 24 orë, Policia vendos 171 gjoba për mos mbajtjen e maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian