Futsalli në Kosovë ka vite që është ndër sportet më të respektuara dhe gëzon edhe shikueshmëri të mirë me përjashtim që muajt e fundit i ka penalizuar pandemia.
Raportohet se Mentor Kasapi do të jetë drejtor i ri i klubit të futsallit Liburni nga Gjakova.
Liburni është ndër klubet më të organizuar në vendin tonë dhe me synime të mëdha.
Edhe vet Kasapi pak a shumë ka bërë me dije përmes një postimit në facebook të tij, se po i kthehet sportit.
“Sportin e deshta Gjithmonë prej fëmijërisë… KF Vëllaznimi, gjithashtu sukseset në FC LLiburni së bashku me shokë. Përsëri me sport…”, shkruan Kasapi.