Kasami hesht për përplasjen midis Hoxhës dhe Fatmir Limanit

Pse nuk ka ende reagim nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për përplasjen që po ndodh mes Arjanit Hoxhës dhe Fatmir Limanit. Kush është më i rëndësishëm për Kasamin në partinë e tij, nënkryetari i partisë ose i ardhuri në kohën e fundit.

Nënkryetari i partisë, Hoxha doli haptazi kundër marrëveshjeve dhe koalicionimeve me partite maqedonase para zgjedhjeve ndërsa vetë Kasami dhe Limani ishin në një tryezë me Mickoskin e VMRO-së. A po zihet diçka pas shpinës së nënkryetarit Hoxha?

Përplasja e fundit shifet se e ka lënë Kasamin anash duke menduar për taktikën e ardhshme se si do të veprojnë me VMRO-në dhe si duket karrigeja e pushtetit ua ka lënë ëmbël rikthimin në të. Kë po e favorizon më shumë Kasami në partinë e tij apo do të fillojë t’i humb bashkëpartiakët si e humbi edhe Kastriot Rexhepin?/politiko.mk

Story i mëparshëm

Sanksionohen 202 shoferë për vozitje të shpejtë, prej tyre 104 në vend të banuar

Story i radhës

Osmani: Topi është në anën bullgare, ne thamë atë që kishim

Të fundit nga