Kartoni i kuq në derbi, trajneri i Espanyolit ia vë fajin Yamalit

May 16, 2025
1 minut lexim

Lamine Yamal po mahnit të gjithë botën e futbollit.

Sulmuesi i Barcelonës, vetëm 17-vjeç, ia ka dalë të fitojë vëmendjen kryesore edhe dje.

Talenti i Spanjës shënoi dhe asistoi, ndërsa Barcelona fitoi 0 me 2 ndaj Espanjol. Ky triumf i dha titullin e 28-të kampion në historinë e klubit.

Një ndërhyrje e ashpër nga Kabrera ndaj Yamal, u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit nga VAR.

Trajneri i Espanjolit, Manolo Gonzalez, i ka lënë pjesë të fajit Jamalit, që sipas tij e teproi me rënien e tij.

“I thashë Jamalit të ndalonte hedhjet dhe provokimin, nuk ka asgjë më shumë për të thënë.

Nuk ishte momenti për të rënë. Duhet të shmangej nga ana e Kabreras, por ishte totalisht e ekzagjëruar nga ana e tij. Është shumë i mirë, por nuk ishte nevoja për atë veprim”, u shpreh trajneri i Espanyolit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Story i radhës

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Të fundit nga

Sonte ndeshja Kosovë-Armeni

ombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Armeninë në një ndeshje miqësore që pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin Franco Foda dhe skuadrën e tij, në kuadër
ShkoLartë