Kartolina e 2021-shit nga Dj Sardi dhe partnerja e tij

Dj Sardi na e ka prezantuar prej kohësh bukuroshen bionde me sy të shkruar që i ka rrëmbyer zemrën. Ata të dy janë fejuar me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Dj i ftuar para disa kohësh në “Ftesë në 5”.

Më vonë në “Shiko kush luan” Sardi zbuloi më në fund emrin e partneres së tij, sepse deri vonë kishte arritur ta mbante sekret më së miri. Dj tregooi se e dashura e tij quhet Jonisa, por tha se dashurinë me të nuk e ka celebruar ende me martesë.

Ndërkohë kur u pyet se përse zgjodhi pikërishta atë, duke qenë se ai ka pasur lidhje dashurie edhe me shumë vajza të njohura, Sardi u shpreh: “Ishte e duhura”. Nga 1-10, ai tha se Jonisa arrin deri tek 5 për xhelozi, ndërsa Sardi pak më shumë, 5.5.

Dj shprehu hapur dëshirën për t’u bërë me një fëmijë, duke thënë “Avash avash, pse jo”.

“Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”,- i premtoi ai publikisht partneres, me të cilën ndau sot kartolinën e bukur të festave të tij.

Në një postim në Instagram, Sardi publikoi një pozë të ëmbël me Jonisën, teksa kanë pritur së bashku 1 janarin e vitit 2021 si dy zogj të dashuruar, ndërsa foton e shoqëron me shprehjen “Besoji magjisë së fillimeve të reja!”

Ngjarja paraprake

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH nga zero për profesionet e lira/ Ndryshimet fiskale që hynë në fuqi në 2021

Ngjarja e ardhëshme

Personi më i vjetër i gjallë në botë feston ditëlindjen e 118-të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian