Kartat e para grafike diskrete të Intel në shitje nga 12 Tetori, konkurrojnë me RTX 3060

Intel më në fund zbuloi një datë debutimi për kartat grafike të shumëpritura Arc. Intel Arc A770 dhe A750 do të shiten nga data 12 Tetor ku të gjithë do të mund ti blejnë.

Arc 770 është karta grafike më e fuqishme e kompanisë dhe e para diskrete. Ka 32 bërthama Xe përkthyer në 4096 ALU dhe 32 njësi “ray tracing” së bashku me 512 motorë XMX.

Ka një frekuencë bazë prej 2.1Ghz nga kutia dhe konsumon në total 225W. Shoqërohet nga 16GB RAM GDDR6, mjaftueshëm për çdo lojë moderne.

Bërthamat e kartës grafike ushqehen përmes një kanali 256-bit dhe transmeton deri në 560GB/s. Intel tha se do të vijë me teknologjinë XeSS dhe përdor standardin PCIe 4.0.

Arc 750 është karta e dytë grafike që debuton. Vjen me 28 bërthama Xe përkthyer në 3584 ALU me 28 njësi “ray-tracing” së bashku me 448 motorë XMX.

Ka frekuencë bazë prej 2.05Ghz dhe konsumon 225W. Shoqërohet nga 8GB RAM GDDR6 dhe bërthamat e saj ushqehen nga një kanal 256-bit. Edhe kjo kartë ka përdor standardin PCIe 4.0 dhe teknologjinë XeSS.

Sa i takon performancës, A770 do të konkurrojë me RTX 3060 dhe me shumë gjasa ta mundë atë, të paktën sipas Intel.

Me kompaninë e cila gradualisht hyn në industri, presim që me përditësimin e vazhdueshëm të driverave, A770 të arrijë RTX 3070. Në fakt Intel arriti të përmirësojë performancën me 25% në Ghostwire Tokyo vetëm duke optimizuar driverat duke treguar sa shumë potencial mund të gjenerohet vetëm përmes softuerit.

Një prej mrekullive që ekipi i Intel arriti të bëjë është krijimi i një teknologjie rivale me DLSS. XeSS do të përmirësojë performancën e kartave grafike Arc me dy herë në titujt e mbështetur.

Duke aktivizuar këtë opsion performanca rritet deri në 113% në lojërat ray-tracing. A770 do të kushtojë 329 dollarë dhe është në shitje nga 12 Tetori. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngacmues me lazer dhe ndërhyrje për karton të kuq

Story i radhës

Grubi uron bashkëqytetarët boshnjak me rastin e 28 Shtatorit

Të fundit nga