kardiologu gani bajraktari tregon per gjendjen ne qkuk 679424dd613de

Kardiologu Gani Bajraktari tregon për gjendjen në QKUK

January 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma’s, Gani Bajraktari ka folur për gjendjen në QKUK.

Bajraktari në emisionin ‘Pressing’ thotë se paga e një infermieri është për gjynah.

“Paga e infermieres është për gjynah. As fëmijët nuk mund t’i mbajë. Ka plotë djem infermierë që nuk martohen, pasi thojnë nuk guxoj mu martu se nuk kom pare, nuk di qysh me i mbajt fmit.

Mjekëve ju kanë ngrit pagave, por në rajon ende i kanë më të voglat.

Kryeministri aktual i ka pa mjekët me sy armiqësor, në fillim ka thënë se nuk do t’i lejojmë të punojnë në sektorin privat. Në vend se qeveria aktuale të shoh se cfarë po bën Gani Bajraktari në orarin e paradites, atyre ju intereson se cka bëj pasdite”.

Tutje, duke qeshur panelistët përmendin edhe ‘Qenin tapall’, për të cilin thotë se është e tmerrshme gjendja nga qentë në QKUK.

“Qeni tapall i ka sjellë edhe 40 shokë e shoqe, dhe është e tmerrshme aty ku e parkoj veturën. Unë e kom frikën ma t madhe aty se është një tufë qenësh, se e kam pa kur iu kanë vërsulë një qytetari”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

damian gjiknuri normale qe pjesa me e madhe skandaleve goditese nga drejtesia do te jete ne pjesen qe eshte ne pushtet 67941b3a5b175
Story i mëparshëm

Damian Gjiknuri: Normale që pjesa më e madhe skandaleve goditëse nga drejtësia do të jetë në pjesën që është në pushtet

ngjan edhe kjo e sulmoi me acid gruaja 36 vjecare denohet me 18 vjet burgim 67942859d1fd6
Story i radhës

Ngjan edhe kjo, e sulmoi me acid, gruaja 36-vjeçare dënohet me 18 vjet burgim

Të fundit nga

ShkoLartë