karamuco pres qe dritan rexhepi te tregoje vendndodhjen e trupit te jan prenges 6782dbceca6dd

Karamuço: Pres që Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të Jan Prengës

January 11, 2025
1 minut lexim

Në një lidhje live për emisionin “Review” në Euronews Albania, eksperti kriminalistik Ervin Karamuço ka apeluar për zbardhjen e rastit të Jan Prengës, duke shpresuar që i ekstraduari Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të viktimës.

Unë pres që ai të zbulojë të vërtetën për rastin e Jan Prengës dhe të tregojë se ku është fshehur trupi i viktimës,” tha Karamuço.

Megjithatë, Karamuço theksoi se Rexhepi nuk mund të bëhet i penduar, duke e cilësuar atë si një person që nuk bashkëpunon me organet e drejtësisë.

Sipas ekspertit, Rexhepi ka qenë i dyshuar për një tentative atentati ndaj një prokurori të krimeve të rënda, dhe për atë ngjarje kur ai u shoqërua nga policia e Durrësit dhe më pas u arratis.

“Prokurori dhe polici dolën nga zyra dhe e lanë vetëm, ndërkohë që ai u arratis nga Policia e Durrësit. Nuk është nga këto profile që mund të bashkëpunojë me drejtësinë,” shpjegoi Karamuço.

Kur flitet për zhdukjen e trupit të Jan Prengës, Karamuço theksoi se Dritan Rexhepi është vetë i akuzuar si organizator dhe porositës i krimit, duke e bërë të pamundur për të që të bëhet i penduar i drejtësisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

do te behen prinder pas 10 vitesh ja kur do te linde femija i ciftit te famshem 6782d20f48f5d
Story i mëparshëm

Do të bëhen prindër pas 10 vitesh, ja kur do të lindë fëmija i çiftit të famshëm

u kercenua nje dite para fillimit te fushates a eshte ne rrezik jeta e kryeministrit kurti 6782e52f14858
Story i radhës

U kërcënua një ditë para fillimit të fushatës/ A është në rrezik jeta e kryeministrit Kurti?

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë