Kapllani: Jam i lumtur që e mbyllim kështu vitin

Erzeni ka arritur të marrë një barazim përballë Bylisit në minutën e 83′. Pas sfidës ka folur trajneri i shijakasve Xhevahir Kapllani.

Ai është shprehur se futbollistët nuk kanë qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe për këtë arsye nuk kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Gjithsesi trajneri shprehet mjaft i kënaqur që e mbyllin vitin me një rezultat të tillë se sa me humbje.

“Ishim përgatitur se do luanim me një rival të fortë, por u goditëm. Na vjen keq se ishim përgatitur që nga dita e parë.

Shpresonim ta barazonim ndeshjen dhe më në fund ja dolëm. Skuadra para ndeshjes nuk ka qenë mirë, disa lojtarë kanë qenë të sëmurë, patëm edhe dëmtime, organikën nuk e kemi pasur plot. Ishim disi në presion, ndërsa Bellai e kishte organikën plot.

Nuk është se kemi pasur ulje si ekip, por ka të bëjë me problemet shëndetësore të lojtarëve. Mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer duke e mbyllur vitin kështu”, tha Kapllani pas sfidës për “Oversport”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkimi Afrikan dënon ‘tentativën për grusht shteti’ në Gambia

Story i radhës

“Titanik 2” /Mungon Mijallkov, anulohet seanca

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish