Kapllani: Duhet të jemi më altruistë para portës

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, mendon se skuadra gaboi duke e menduar të mbyllur ndeshjen ndaj Kukësit.

Pas barazimit 1:1 me golin në shtesë, ai theksoi se pushimi do të ndihmonte ekipin në një moment kur skuadra përballet me shumë dëmtime.

“Ky është futbolli, lojë episodesh e situatash. Menduam ndoshta para kohe që po mbyllej ndeshja, ishim gati me 5-6 lojtarë ndaj dy kundërshtarëve në zonë.

Gabuam aty dhe mendoj se rrezikuam goxha,.

Por po të bësh një përmbledhje të ndeshjes, ishte një pjesë e parë e mirëadministruar nga ne, patëm momentet tona të mira.

E nisëm pjesën e dytë në ekuilibër të plotë, patëm mundësinë ta vdisnim ndeshjen me 2-0.

Në fund bëmë edhe ndryshimet duke parë që futën Barbosën dhe ne futëm dy mbrojtës për mbulimin e tij dhe fatkeqësisht rezultoi jo pozitive.

Megjithatë, jam i kënaqur nga skuadra, dhanë gjithçka, por dua të jenë pak më altruistë afër portës për të shënuar.

Lojtarët tanë u rënduan fizikisht, por ne vijmë pas shumë ndeshjesh me të njëjtët lojtarë, kanë shumë minuta në këmbë dhe nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për rotacion gjatë ndeshjeve të fundit.

Shpresojmë që në ditët në vijim të rikuperojmë lojtarë. Leao dhe Enk kanë dy ditë që kanë nisur stërvitjen me ekipin.

Ata nuk kanë as 40% të gjendjes fizike, mendojmë që në ditët në vijim të na kthehen lojtarët dhe të shohim përpara”, theksoi Kapllani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lituania i dërgon mesazh Putinit lidhur me urdhërarrestin

Story i radhës

Veliaj dhe Krifca prezantojnë tregun e ri agroushqimor: Investim që u kursen fermerëve 70% të pagesave te privati

Të fundit nga