Kapet në Greqi miku i Alket Rizait, “truri” i arratisjes nga burgu me helikopter

Një 44-vjecar shqiptar, i cili konsiderohet si “truri” i arratisjes së Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu i Koridalos, është arrestuar në Kretë.

Por arrestimi i tij nuk është bërë për këtë arsye. Mediat greke raportojnë se Panajot Papa allias Gentian Lelaj, është arrestuar si pjesëtar i një grupi kriminal që transportonte drogë me kamion nga Holanda në Greqi.

Policia greke ka sekuestruar 25 kg marijuanë dhe 3.6 kg kokainë në një kamion që kishte ardhur nga Holanda dhe që kryente shpesh udhëtime, duke hyrë në Greqi përmes portit të Igumenicës dhe Patrës.

Policia ndërhyri në momentin që droga do të futej në një taksi në Athinë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë, ku u arrestuan dy shqiptarë, 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç.

Policia sekuestroi 7000 euro ne momentin e kapjes se drogës, ndërsa në banesat e tyre edhe 24.000 euro të tjera, si dhe sasi të ndryshme lëndë narkotike marijuane dhe heroinë.

Mediat greke nënvizojnë se shqiptari 44-vjeçar është personi që mori peng pilotin e helikopterit në vitin 2009, duke e detyruar të zbresë në burgun e Koridhalosit, për të nxjerrë prej andej “mbretin” shqiptar të arratisjeve, Alket Rizain.

Ai rezulton i arrestuar edhe në vitin 2015, si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë, nga Holanda për në Greqi me kamionë dhe e shpërndante me taksi.

Lelaj është arrestuar po ashtu në vitin 2009 në Holandë dhe më pas u ekstradua në Greqi, ku qëndroi në burg deri në vitin 2014. 

Ngjarja paraprake

Pandemia e koronavirusit, ndikimi ekonomik që kanë pasur karantinat e kohëve të fundit

Ngjarja e ardhëshme

“Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian