kapet hajni ne suhareke 66e47743b6fdb

​Kapet hajni në Suharekë

September 13, 2024
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje personin D.F. (40) nga Reqani i Suharekës, nën dyshimet se ka kryer së paku pesë vjedhje në shtëpitë e qytetarëve.

Në njoftim thuhet se policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy biçikleta, një motosharrë, një trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme.

I dyshuari gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar disa nga vjedhjet e bëra, teksa me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Policia me këtë rast fton qytetarët dhe stacionet tjera të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre.

MARKETING

RENT A CAR

musiala mbrohet nga bayern pas kritikave te hamann 66e4761628ac5
Story i mëparshëm

Musiala mbrohet nga Bayern pas kritikave të Hamann

der spiegel skanon qeverine shqiptare korrupsion ne te gjitha nivelet dhe lidhje me krimin e organizuar 66e47ac6ad3b2
Story i radhës

“Der Spiegel” skanon qeverinë shqiptare: Korrupsion në të gjitha nivelet dhe lidhje me krimin e organizuar

Të fundit nga

ShkoLartë