Kapet dileri në Serbi: Policët e rrethojnë makinën dhe menjëherë e nxjerrin vozitësin!

Pjesëtarët e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, Shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar, kapën rreth një kilogram heroinë dhe arrestuan një person.

K. Lj. (28) nga Obrenovci është arrestuar për shkak të dyshimit se ai kryer krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, shkruan portali “Mondo” duke iu referuar njoftimit të policisë.

Policia arrestoi të dyshuarin në rampën e taksave afër Obrenovacit në veturën “Renault Laguna” që po e ngiste.

Droga u gjet në bagazhin e automjetit, e paketuar në dy pako.

Me këtë rast, u kap një kilogram heroinë.

I dyshuari u ndalua për 48 orë dhe do të sillet në Prokurorinë e lartë publike në Beograd, së bashku me një kallëzim penal.

Shihni pamjet e arrestimit më poshtë.

Ngjarja paraprake

Partizani largohet nga kryeqyteti

Ngjarja e ardhëshme

Qytetarët e Gjilanit paguajnë mbi 2 milionë euro tatime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian