Kapen 6.5 kg heroinë e pastër

Një shqiptar është vënë në pranga në Breshia, pasi në banesë i është gjetur një sasi prej 6.5 kilogramësh heroinë.

Arrestimi është bërë gjatë natës së djeshme.

Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për një 43-vjeçar, emigrant shqiptar, i njohur për policinë, pasi ishte kapur për shpërndarje droge.

Shqiptari ishte në një bar kur është ndaluar nga policia dhe shoqëruar për në banesën e tij, në bazë të një urdhër-kontrolli të lëshuar nga gjykata e Breshias.

Në banesë policia i ka gjetur dhe lëndën narkotike, të një cilësie të lartë.

5.2 kilogramë janë gjetur në një thes, ndërsa pjesa tjetër në një biçikletë që shqiptari e kishte lënë poshtë shtëpisë.

Ngjarja paraprake

Regjim i posaçëm komunikacioni në rrugën “Maqedonia” për shkak xhirimit të një filmi

Ngjarja e ardhëshme

Ilir Hasani: Postimi për të pirë kafe në Prishtinë flet shumë, ju tregoj argumentet që posedojë

të fundit nga