Kapaciteti i energjisë së erës do të rritet për 469 gigavatë gjatë 5 viteve

Gülşen Çağatay

Rreth 469 gigavatë kapacitet pritet t’i shtohen fuqisë globale të instaluar të energjisë të erës deri në vitin 2025.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) nga raporti “Global Wind Report 2021” i përgatitur nga Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC), vlerësohet se mesatarisht 94 gigavatë të kapacitetit të erës do të vihen në funksion çdo vit deri në vitin 2025 në mbarë botën.

Në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, një sistem i kufizuar pune filloi nga efekti i koronavirusit (COVID-19), ndërsa shumë projekte energjetike u shtynë ose u ndaluan për shkak të ngecjes në zinxhirin e prodhimit në të gjithë sektorët.

Që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, sektori i energjisë së erës ka arritur të minimizojë efektet e pandemisë, së bashku me të gjithë sektorët që kanë fituar vrull me rimëkëmbjen e ekonomive globale.

Sipas raportit, gjithsej 93 gigavatë energji të erës janë vënë në funksion vitin e kaluar, kurse fuqia e instaluar në energjinë globale të erës arriti 743 gigavatë.

Rrjedhimisht, pavarësisht pandemisë COVID-19, kapaciteti global i instaluar i energjisë së erës është rritur me 53 për qind në vit, duke përfunduar vitin e fundit në një nivel rekord.

Politikat e klimës, efektive në rritjen e kapacitetit

Një kapacitet shtesë prej 469 gigavatësh pritet të shtohet në kapacitetin global të instaluar të energjisë së erës në pesë vitet e ardhshme.

Sipas raportit, ndërsa sektori i energjisë së erës u rrit vitin e kaluar me kontributin e zhvillimeve teknologjike pavarësisht pandemisë, konkurrenca në sektorin e energjisë së erës u rrit me përfshirjen e aktorëve të rinj në prodhimin e pajisjeve, ndërkohë që kostot e instalimit u ulën.

Ndërkaq, zbatimi sistematik i politikave klimatike nga qeveritë ka qenë efektive në rritjen e fuqisë globale të instaluar të energjisë së erës, kurse marrja e hapave rigorozë drejt kalimit nga burimet fosile në burimet e energjisë së rinovueshme po ashtu kanë pasur ndikim.



.. .

Ngjarja paraprake

Koalicioni saudit intercepton 3 dronë të rebelëve Houthi

Ngjarja e ardhëshme

4 gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian