Kaos te Kili: Vidal më shokë nuk pyesin për Covid-19, argëtohen me femra në hotel

Të paktën pesë lojtarë të Kilit kanë ftuar disa vajza të bashkohen me ta në Gran Hotel Odara, ku skuadra po qëndron gjatë Copa America, që po zhvillohet në Brazil.

Pas incidentit, drejtori teknik i ekipit, Martin Lasarte pritet të japë ndëshkime të rënda për lojtarët e përfshirë në incident, teksa mundësi është edhe përjashtimi i tyre nga kompeticioni.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me incidentin, Jean Meneses, Arturo Vidal, Gary Medel, Pablo Galdames, Pablo Aranguiz dhe Eduardo Vargas janë lojtarët, që dyshohet se kanë marrë pjesë në mbrëmje.

Vetëm disa ditë më parë dhe para duelit të Kilit kundër Bolivisë, Medel dhe Vidal u dënuan me nga 30,000 euro gjobë nga Conmebol për ftesën e një berberi në hotel.

Ngjarja paraprake

​Catherine Zeta-Jones është e shqetësuar për burrin e saj

Ngjarja e ardhëshme

BESA themeloi fuqishëm nëndegën e Lagjes Migjeni

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian