Kaos në kombëtaren europiane

Skuadra e Atalantës duhet të bëjë pa shërbimet e lojtarëve të infektuar me koronavirus.

Ylli i ekipit zikaltër, Ruslan Malinovski, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas tamponeve të kryera me kombëtaren e Ukrainës ku mesfushori me tipare sulmuese është i grumbulluar.

Malinovski aktualisht ndodhet i vetë-izoluar njësoj si edhe dy lojtarët e tjerë Sergei Kristov dhe Zhunior Moraesh të cilët rezultuan pozitiv ditën e sotme.

Gjithsej janë 11 lojtarët e infektuar në 5 ditët e fundit tek kombëtarja e Ukrainës dhe thuhet se sfida ndaj Zvicrës mbrëmjen e sotme në Ligën e Kombeve është në dyshim.

Ngjarja paraprake

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Ministri gjerman: Është në interes të BE!

Ngjarja e ardhëshme

​Shpejtim Bulliqi viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian