Kaos në aeroportet europiane, anulohen dhjetëra fluturime/ Çfarë po ndodh në Spanjë dhe Francë!

Jo vetëm temperaturat e larta, por shqetësim për qytetarët janë kthyer edhe udhëtimet me avion.

Aeroportet europiane janë në ngërç ndërsa numri i turistëve në këtë sezon turistik është në rritje. Veçanërisht në Francë dhe Spanjë shumë fluturime gjatë fundjavës janë anuluar.

Situata në Spanjë

Ekuipazhi i kabinës së Ryanair me bazë në Spanjë po planifikon një aksion grevë për 12 ditë në korrik, duke kërkuar kushte më të mira pune, njoftuan sot sindikatat USO dhe SICTPLA.

Ky vendim me shumë gjasa do sjellë kaos në aeroporte, pasi sezoni turistik i këtij viti është në rritje. Njoftimi erdhi gjithashtu në ditën e fundit të një greve të ekuipazhit që filloi të enjten, duke bërë që Ryanair të anulojë dhjetë fluturime për në Spanjë sot.

Situata në Francë

Linjat ajrore anuluan një fluturim në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës në aeroportin e Parisit Roissy-Charles de Gaulle për shkak të grevës së vazhdueshme.

“Për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, linjave ajrore u kërkohet të zvogëlojnë orarin e tyre të fluturimeve” midis orës 7:00 dhe 14:00 me orën lokale me 20 për qind në nisjet dhe mbërritjet në aeroportin e parë të Francës, CDG, në verilindje të Parisit”, tha Drejtoria e Përgjithshme

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të “stërvitni” flokët tuaj që të mos kenë nevojë për larje të shpeshta

Story i radhës

Veliaj nga Njësia 4: “Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet”

Të fundit nga