Kante, tërhiqu

Frank Leboeuf, ish-lojtar i Chelsea-t, këshilloi bashkëkombësin e tij, Ngolo N’Golo Kanté që të heqë dorë nga futbolli, sepse ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme në dy sezonet e fundit.

“Ende nuk kam folur drejtpërdrejt me Kantenë për problemet e tij fizike dhe mënyrën se si po ecën, por ai është afër fundit të karrierës së tij. Duhet të kuptojmë se po flasim për një qenie njerëzore. Befas trupi juaj thotë: “mjaft, më lër të qetë”.

Kante, 31 vjeç, ka luajtur 261 ndeshje për Chelsea-n që kur erdhi nga Leicester në vitin 2016. Ai ishte një lojtar kyç në fitimin e Premier League dhe Champions League.

Mesfushori ka pësuar probleme të njëpasnjëshme në gju dhe lëndime muskulore, ndaj këtë sezon numëron vetëm dy ndeshje dhe nuk është vënë ende në shërbim të trajnerit Graham Potter, i cili zuri vendin e Thomas Tuchel.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si t’i zgjeroni xhinset

Story i radhës

Aldo Bare do të qëndrojë sërish në qeli, ish-kreu i “Bandës së Lushnjës” nuk bindi dot Gjykatën t’ia ndryshojë dënimin përjetë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish