Kandidati i AAK-së për Pejën publikon foto me Bekim Jasharin nga Kulla e Lahi Brahimajt

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci, tashmë edhe kandidat i nominuar për kryetar të Pejës nga AAK në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ka publikuar foto me kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari, pasardhësin e familjes legjendare Jashari.

Si mysafirë të gjeneral Lahi Brahimajt, Grabovci e Jashari janë bërë bashkë në mesin e shumë miqve që sot kishte mbledhur Kulla e Lahi Brahimajt në Shqiponjë.

“Familjet Jashari, Haradinaj e Brahimaj, frymëzim për brezat”,  ka shkruar mes tjerash Arbër Grabovci.

Postimi i plotë i Grabovcit:

“Në oxhakun e gjeneral Lah Brahimajt, me kryetarin Bekim Jashari dhe miq të shumtë!

Familjet Jashari, Haradinaj e Brahimaj, frymëzim për breza. Faleminderit për pritjen! Çdoherë në gëzime gjeneral!”, ka shkruar Grabovci.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqiponjë (ish- Jabllanicë) të Gjakovës, ku i shoqëruar nga kryetarë komunash, mes të cilëve Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Bali Muharremaj e Bashkim Ramosaj, si dhe deputetë të Kuvendit dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, Haradinaj vizitoi familjen Brahimaj.

Ngjarja paraprake

EDITORIAL: Reformat në BFI tanimë po zbatohen në praktikë

Ngjarja e ardhëshme

Skerdi dhe gruaja e tij me COVID, ka një apel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian