Kanada dhe Britania imponojnë sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë

Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar është bashkuar me disa vende të tjera duke vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Por Bashkimi Evropian (BE) nuk ka arritur ta bëjë këtë pasi Qiproja bllokoi sanksionet kundër Bjellorusisë nëse masa të ngjashme nuk vendosen kundër Turqisë për shpimet në Mesdheun Lindor të kontestuar. 

Sanksionet burojnë nga zgjedhjet e diskutueshme të 9 gushtit ku presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, fitoi me 80 për qind të votave duke u rikthyer në detyrë. 

Pas zgjedhjeve në Bjellorusi pasuan protestat dhe goditjet nga ana e qeverisë, duke përfshirë përdorimin e dhunës kundër demonstruesve dhe arrestimin e mbi 7 mijë personave.

“Kanadaja nuk do të qëndrojë në heshtje përderisa Qeveria e Bjellorusisë vazhdon të kryejë abuzime sistematike të të drejtave të njeriut dhe nuk tregon asnjë tregues të përkushtimit të vërtetë për të gjetur një zgjidhje të negociuar me grupet opozitare”, tha Francois-Philippe Champagne, ministri kanadez i Punëve të Jashtme.

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar sanksionuan Lukashenkon, djalin e tij dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. 

“Kanadaja konsideron se Alexander Lukashenkos i mungon legjitimiteti për të qenë udhëheqës i Bjellorusisë”, tha Champagne më herët këtë muaj. 

Lukashenko është udhëheqësi i parë që sanksionohet sipas dispozitës së re globale të sanksioneve të të drejtave të njeriut të Mbretërisë së Bashkuar që hyri në fuqi në muajin korrik. 

“Sot, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë dërguar një mesazh të qartë duke imponuar sanksione kundër regjimit të dhunshëm dhe mashtrues të Lukashenkos”, tha sot më herët sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab. 

Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive të tetë zyrtarëve të Bjellorusisë. 

Por pavarësisht të gjitha vendeve anëtare në favor, përveç njërës që ishte kundër, BE nuk mundi të vendosë sanksione në takimin e 21 shtatorit, sepse një veprim i tillë kërkon një votim unanim. 

“Qiproja mungon për të na dhënë unanimitetin”, tha Josep Borrell, shef i politikës së jashtme të BE-së. 

Qiproja dëshiron sanksione kundër Turqisë, sepse Ankaraja po kryen kërkime të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor. 

Borrell tha se shpreson të thyejë bllokimin e BE-së në takimin e kryediplomatëve më 12 tetor dhe të miratojë sanksionet.

Shtetet baltike, respektivisht Lituania, Letonia dhe Estonia, vendosën sanksione kundër Bjellorusisë në muajin gusht.



. .

Ngjarja paraprake

Plani Marshall: A do të ishte një mënyrë për të përballuar krizën e koronavirusit?

Ngjarja e ardhëshme

Një 14-vjeçare nga Mitrovica bëhet nënë, QKUK lajmëron policinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian