Kampioni nuk ndalet, gjunjëzon edhe Vëllaznimin

Kampioni në fuqi, Ferizaj, nuk ndalet por vazhdon me serinë e fitoreve në elitën e volejbollit të Kosovës. 

Kryetrajneri Arlind Ibrahimi me djelmoshat e tij ka shënuar fitoren e tretë rresht në kampionat. 

Ferizaj arriti fitore me rezultat 3:0 (25:18, 25:20, 25:18) kundër Vëllaznimit. 

Gjakovarët me gjithë humbjen, lanë përshtypje të mirë, për faktin se në të tre setet luftuan maksimalisht!

Ferizaj tani ka 9 pikë dhe me synime të qarta: ta mbrojë titullin e kampionit dhe të luftojnë për Kupën e Kosovës!

Ngjarja paraprake

U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

Ngjarja e ardhëshme

Lipjani, komuna e parë me internet në parqe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian