kampioni i kosoves gati do fitore ndaj dukagjinit 66b7e958f16d1

Kampioni i Kosovës gati, do fitore ndaj Dukagjinit

August 10, 2024
1 minut lexim

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është gati për edicionin e ri. Skuadra kampione beson e shpreson në fitore ndaj Dukagjinit të Klinës.

Dukagjini me kryetrajnerin e ri Ismet Munishi, do të orvaten të kthehen të pamposhtur. 

“Sot rikthehemi të luajmë në stadiumin tonë në Suharekë, aty ku bashkë kemi përjetuar gëzime të shumta në 3 vitet e fundit. 

Rrugën për ta mbrojtur titullin kampion, e fillojmë ndaj Dukagjinit të Klinës me të cilët përballemi në xhiron e parë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Ky duel fillon nga ora 17:00!

Sigurisht që futbollistëve tanë kampionë, u kanë munguar brohorimat mbështetëse nga shkallët e stadiumit tonë, andaj nesër bashkë ta nisim mbarë, të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë, duke shijuar çdo triumf, e duke kaluar çdo vështirësi.  

Na priftë e mbara, Suharekë”, njofton FC Ballkani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

acura ndan imazhe ngacmuese te modelit te ri elektrik 66b7e8e330431
Story i mëparshëm

Acura ndan imazhe ngacmuese të modelit të ri elektrik

mungesa e sinjalizimi ne rrugen ferid murat te cairit perben kokecarje per banoret 66b7eb399a204
Story i radhës

Mungesa e sinjalizimi në rrugën “Ferid Murat” të Çairit përbën kokëçarje për banorët

Të fundit nga

ShkoLartë